Lajme Shqip Tuesday, 25 September 2012 18:30

Prishtinë – Lëvizja për Bashkim përkrah idenë për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i kësaj lëvizjeje, Avni Klinaku, ka thënë se partia e tij do ta mbështeste opsionin që tri komunat në Veri të Kosovës t’i bashkoheshin Serbisë, ndërsa Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i kthehen Kosovës.

Këto komente, numri një i LB-së i bëri gjatë një takimi me kryetarin e shoqatës “Vatra”, Sejdullah Kadriu. Që të dy kërkuan edhe një herë nga Qeveria e Kosovës që të ketë në agjendën e bisedimeve të ardhshme edhe çështjen e Luginës së Preshevës.(LajmeShqip.com)