Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 18:19

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës, miratoi në seancën e sotme plenare Rezolutën për angazhimin institucional të Kosovës në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Me miratimin e kësaj rezolute, Kuvendi rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara për integrimin evropian si dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me BE-në.

Në seancën plenare, zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët miratuan në parim edhe 6 projektligje, si p/ligjin për Gjendjen Civile, p/ligjin “Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë”, etj.