Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 11:03

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës po e mban sot një seancë plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011. 
Projektbuxhetin e shtetit të Kosovës para deputetëve e prezantoi kryeministri Hashim Thaçi.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 11 marsit ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2011, i cili menjëherë i është dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim. Sipas prezantimit nga Qeveria, Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2011 kap shumën prej 1 miliard e 264 milionë euro.
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit në rend të ditës është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Komisionin Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave.