Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 18:40

Prishtinë – Kryesia e Kuvendit të Kosovës, miratoi kërkesën e deputetëve të opozitës për një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit në të cilën do të diskutohet për konkluzat e arritura ndërmjet e Kosovës e Serbisë. Seanca do të mbahet të enjten.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se të gjitha këto marrëveshje janë të pa pranueshme për opozitën, pasi që ato duhet ta kenë ratifikimin e Kuvendit. Sipas Beqirit, të ashtquajturat konkluza janë të papranueshme dhe cenojnë sovranitetin e Kosovës.

Konkluzat mes Prishtinës dhe Beogradit, janë arritur më 2 korrik, për lëvizjen e lirë, çështjet e regjistrave civil dhe pranimin e diplomave.