Lajme Shqip Tuesday, 30 August 2011 07:52

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës miratoi të hënën në seancë plenare 5 projektligje , përfshirë atë për arsimin parauniversitar, por hodhi poshtë amendamentin e propozuar nga disa deputetë, i cili parashikonte futjen e mësimit të edukatës fetare nëpër institucionet shkollore.

Kryesia e Kuvendit kishte caktuar rendin e ditës për seancën e sotme ku do të shqyrtoheshin projektligje në parim, por deputetët me shumicë votash vendosën të shqyrtojnë 14 projektligje nen për nen që dalin nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian.

Seanca e filluar sot vazhdon të mërkurën dhe më pas do të zhvillohet edhe seanca për shqyrtimin e projektligjeve të leximit të parë.