Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 11:46

Prishtinë – Kryetari i komisionit për ndryshime kushtetuese Arsim Bajrami, tha se do të ketë studim të gjithanshëm të Kushtetutës, për të parë se cilat dispozita të Kushtetutës janë të gatshme për ndryshim.

“Tre vjet pas pavarësisë ka ardhur koha që Kosova të marë pavarësinë e plotë”, thekson Bajrami. Tre vjet pas shpalljes së pavarësisë ka ardhur koha që Kosova të fillojë me ndryshimet në Kushtetutën e saj, e të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetësisë së saj.

Arsim Bajrami, kryetar i komisionit për ndryshime kushtetuese, tha se ndryshimet do të bëhen që nga procedurat për zgjedhjen e presidenti, deri te vendet e garantuara për pakicat.

Ndërkaq, Arben Gashi anëtar tjetër i komisionit thotë se ndryshimet në Kushtetutë do të fillojnë nga procedura e zgjedhjes së presidentit. Sipas Gashit, vendet e rezervuara nuk do të preken dhe do të ketë kalim nga vendet e garantuara në ato të rezervuara, siç është paraparë me Pakon e Ahtisarit.

Kryetari i Komisionit parlamentar për ndryshimet kushtetuese, Arsim Bajrami thekson se puna e komisionit fillon javën tjetër dhe në të do të ftohen edhe ekspertë dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Sipas tij, pritjet janë të mëdha që 3 vjet pas pavarësisë, shteti i Kosovës t’u përshtatet rrethanave të reja.