Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:08

Prishtinë – Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimit për ankesën e LDK-së rreth zgjedhjes së presidentit Behgjer Pacolli, të seancës së Kuvendit më 22 shkurt, ku sugjeron shpërndarjen e Kuvendit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Vendimi i gjykatës, që nuk mund të jetë pa pasoja, e imponon atë përfundim. Gjykata, duke deklaruar thjesht që procesi zgjedhor i 22 shkurtit 2011 e shkeli Kushtetutën, në mënyrë implicite pranon që nuk ka kompetencë për t’i urdhëruar Kuvendit që të rivotojë”, thuhet në vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese, që iu është shpërndarë palëve.

Pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për ta shpallur zgjedhjen jokushtetuese pa asnjë mjet, vendimi i shumicës imponon shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme.

“Shumica konkludon, dhe kjo është e padiskutueshme, që më 22 shkurt 2011, Kuvendi mbajti tri raunde të votimit për Zyrën e Presidentit të Republikës. Në fund të votimit të tretë, Kryetari i Kuvendit deklaroi që, Behgjet Pacolli ishte zgjedhur president. Kjo gjykatë nuk mund t’i ndryshojë faktet apo të rishkruajë çfarë ka ndodhur më 22 shkurt. Tri herë u votua për Zyrën e Presidentit të Republikës. Kryetari i Kuvendit më pas e shpalli z. Behgjet Pacolli president te zgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas kësaj gjykate, nëse procesi zgjedhor e shkeli Kushtetutën, paragrafi 6 i Kushtetutës është shumë i qartë sa i përket mjetit kushtetues – nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës, Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për t’i urdhëruar Kuvendit që t’i nominojë se paku dy kandidatë për Zyrën e Presidentit ose për t’i urdhëruar Kuvendit të rivotojë për të katërtën herë. Megjithatë, që në fillim, kur gjykata përcakton që ka pasur shkelje të Kushtetutës në procedurën zgjedhore të Kuvendit, Kushtetuta më pas urdhëron që Kuvendi të shpërndahet dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme të mbahen brenda 45 ditësh. Duke deklaruar që procesi zgjedhor i 22 shkurtit 2011 e shkeli Kushtetutën, kjo gjykatë deklaroi që Kuvendi nuk e kishte zgjedhur presidentin pas raundit të tretë të votimit. Kushtetuta më pas urdhëron shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme brenda 45 ditësh”, thuhet në vendim.