Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 09:50

Prishtinë – Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka kërkuar nga zyrtarët serbë që t`i mbledhin të gjitha konkluzionet rreth shtetit të Kosovës dhe të dalin me një qëndrim të përbashkët.
Kuçi, nuk ka dashur të komentojë shumë, deklaratat e Ministrit serb, Ivica Daqiq, ku ka thënë se, zgjidhja më e mirë është që serbët e Kosovës t’i bashkohen Serbisë, ndërsa pjesa tjetër sipas tij, të ndahet nga Serbia.
Nga ana e tij, Kuçi, fajëson strukturat serbe, për mos funksionimin e gjykatave në veri të vendit, si dhe për nivelin e sigurisë në atë pjesë.
Për dallim nga kjo deklaratë, ku fajtor mbetet pala serbe, Kuçi rikthehet sërish tek një qëndrim tjetër.
Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk ka vendos dhe nuk do të vendos për shtetin e Kosovës. 
Zyrtarë të shtetit serb, kohëve të fundin kanë dalur me deklaratat se zgjidhja e vetme është ndarja e Kosovës dhe Çështjet e tilla duhet të jenë edhe temë bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo shefi i zyrës për media në qeverinë e Serbisë, Millivoje Mihajloviq ka dalë së fundmi me një deklaratë duke thënë se të gjitha qëndrimet e deritanishme lidhur me Kosovën nga ana e zyrtarëve serbë, janë vetëm mendime private.