Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 07:34

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, fillon sot një vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian, në Bruksel, ku do të qëndrojë deri më 14 korrik.

Burime zyrtare nga Kuvendi i Kosovës bëjnë të ditur se Krasniqi do të takohet me Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Kosovës pritet të takojë edhe anëtarë të tjerë të Parlamentit Evropian.