Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 08:48

Prishtinë – Në prag të takimit të sotëm me liderët e partive politike, u.d. i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se i takon atij që në cilësinë e ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit të ketë konsultime me partitë politike, me qëllim të zgjidhjes së ngërçit politik.

Ai tha se e mbështetë çdo marrëveshje që do të sillte një zgjidhje të pranueshme.

Krasniqi po ashtu tha se situata e krijuar nënkupton se kandidatët e vjetër për president nuk duhet të kandidohen më për këtë post.