Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 13:47

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, u nis sot për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës.

Gjatë kësaj vizite, e cila do të zgjasë deri më 24 prill, sipas axhendës së njoftuar sot nga burime zyrtare të Kuvendit, Krasniqi do të takohet me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Gerdi Verbeet, me René van der Linden, kryetar i Senatit të Holandës dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve holandeze.

Kreu i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Philippe Couvrer.