Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 17:19

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti të martën shefin e misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Jan Nichols Schutt dhe zëvendësshefin e misionit, Agim Gashin.
Përfaqësuesit e KNKK-së e uruan presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të vendit dhe i ofruan asaj mbështetjen e plotë.

Përfaqësuesit e KNKK-së thanë se misioni është i angazhuar në veçanti në zgjidhjen e problemit të të pagjeturve në Kosovë dhe e vlerësuan angazhimin e presidentes rreth kësaj çështjeje.
Presidentja Jahjaga falënderoi misionin e KNKK-së për punën e deritashme për çështjen e të pagjeturve dhe ritheksoi përcaktimin e saj për të punuar në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të pagjetur në Kosovë.