Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 15:34

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot shefin e Zyrës ndërlidhëse greke në Prishtinë, Dimitris Mochopoulos.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës kosovare, Mochopoulos i përcolli znj. Jahjaga urimet e qeverisë së vendit të tij për zgjedhjen në krye të vendit dhe i shprehu mbështetjen e Greqisë për Kosovën. Ai tha se Greqia është e angazhuar në ruajtjen e avancimin e miqësisë me Kosovën dhe me qytetarët e saj, duke vlerësouar se paqja e stabiliteti në Kosovë nënkuptojnë edhe paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin. 
Presidentja Jahjaga e falënderoi diplomatin grek për mbështetjen që Greqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Ajo tha se mbështetja e Greqisë, për integrimin e Kosovën në strukturat euroatlantike, është e nevojshme dhe theksoi rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit të të dyja vendeve në të gjitha fushat, përfshirë edhe tregtinë e lirë.