Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 19:00

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot kryetaren e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Louise Arbour, të cilën e nderoi me medaljen humanitare “Nëna Terezë” për përkushtimin e saj personal dhe kontributin dhënë në fushën e humanizmit.

Arbour e falënderoi presidenten për ndarjen e medaljes dhe respektin e treguar. Ajo tha se Kosova ka shënuar përparime në fusha të ndryshme dhe theksoi nevojën e zhvillimit ekonomik të vendit.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi kontributin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për paqen dhe demokracinë në rajone të ndryshme, përmes raporteve e rekomandimeve të paraqitura. Ajo tha se Kosovës i duhet marrëdhënia kontraktuale me BE-në meqë do të qartësohej rruga e integrimeve evropiane dhe kjo do të ndihmonte në thellimin e reformave, në përputhje me standardet dhe kërkesat evropiane.

Jahjaga tha se është kundër ndarjes së Kosovës, shkëmbimit të territoreve dhe riaranzhimeve të brendshme.