Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 10:58

Prishtinë – Ditën e parë të punës presidentja Atifete Jahjaga e nisi me një takim me kryeministrin Hashim Thaçi.

Atifete Jahjaga sot e nisi mandatin e saj si presidente e vendit një ditë pasi 80 deputetë të Kuvendin e zgjodhën atë si të parën e Republikës.

Takimin e parë si predente ajo e zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi, mirëpo pa prononcime për media.

Nuk është paralajëmruar ndonjë aktivitet tjetër i presidentes për orët në vazhdim,  mirëpo merret vesh se ajo do të zhvillojë takime me përfaqësues të institicvioneve të vendit dhe ato ndërkombëtare.

Ndërkohë ende nuk dihet se kush do të jetë pjesë e stafit të presidentes dhe është vështirë e parashikueshme pasi ajo nuk vjen nga partitë politike. Përkundër këtij fakti presidentja Jahjaga premtoi dje në fjalimin e saj se do të bashkëpunojë me gjithë spektrin politik për të shtyrë agjenden e vendit përpara. Ajo tha se do të jetë unifikuese dhe do të mbrojë kushtetutshmërinë.

Presidentes për zgjedhjen në postin e të parës së vendit i kanë ardhur edhe urimet e para. Veç urimeve të para nga presidenti shqiptar Bamir Topi, kryeparlamentari  Jakup Krasniqi, Shefi i ICO-së Piter Faith, e  ambasadori amerikan Kristofer Dell, urim i ka dërguar edhe ambasada e Francës në Prishtinë.