Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 16:16

Prishtinë – Presidentja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Irlandës në Budapest, jorezident për Kosovën, John Deady, i cili dorëzoi letrat kredenciale.

Zyra e shtypit e Presidencës kosovare bën të ditur se, gjatë takimit, ambasadori Deady e falënderoi presidenten Jahjaga për pritjen dhe njëkohësisht shprehu edhe përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës për Republikën e Kosovës.

Presidentja Jahjaga falënderoi ambasadorin Deady, e përmes tij edhe Irlandën për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës.