Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 21:16

Prishtinë – Në Kosovë është inaguruar sonte projekti i ndriçimit publik efiçent, përmes instalimit të poçave në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, shprehu kënaqësinë që me drejtuesit e komunës së Prishtinës po promovojnë një projekt të ri që ka të bëjë me efiçencën e energjisë, i cili zhvillohet në kuadër të Planit Kombëtar për Efiçencën e Energjisë.

Projekti është pjesë e  zbatimit të masave të efiçencës së energjisë në institucionet publike, në kuadër të realizimit të Planit Kombëtar të EE sipas kërkesave të BE-së dhe TKE-së dhe paraqet zbatim të vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për poça kursyes në ndriçimin e rrugëve publike.