Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 19:39

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka emëruar këshilltarin e saj kryesor, Ilir Deda, si përfaqësues të saj në ekipin e dialogut teknik të Republikës së Kosovës.

Emërimi është bërë pas kërkesës së udhëheqëses së ekipit të dialogut teknik të Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, si dhe në përputhje me Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun teknik ndërshtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.