Prishtinë -Zyra Civile Ndërkombëtare do të publikoj një raport rreth situatës në veri.
Mbikëqyrësi i Pavarësisë së Kosovës, Zyra Civile Ndërkombëtare nuk po pajtohet me faktin se, implementimi i Pakos së Ahtisarit në veri ka dështuar plotësisht.
Në muajt e fundit të përmbylljes së misionit të saj në Kosovë ICO konsideron se shumica e obligimeve të dala nga Pakoja e Ahtisarit janë kryer me sukses.
Këtë gjë pretendon ta argumentoj edhe një raport i saj që do të publikohet nesër, i cili tregon disponimin e banorëve serbë të veriut të Kosovës ndaj Planit Gjithëpërfshirës.
Ndërkohë mësohet se raporti ka nxjerr se pavarësisht refuzimit të politikanëve dhe liderëve serbëve për të pranuar autoritetin e Prishtinës, përmbajtja e Pakos së Ahtisrarit është e pranueshme për shumë serbë në veri.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën në mbledhjen e fundit ka shprehur gatishmërinë që deri në fund të këtij viti, të përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës. (LajmeShqip.com)