Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 19:25

Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach, me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik.

Ministri Hoxhaj vlerësoi kontributin e Ambasadorit Steinbach për zhvillimet në Kosovë dhe tha se qytetarët dhe institucionet e Kosovës e konsiderojnë Gjermaninë një ndër partnerët kryesor – strategjik në proceset e mëtejshme.

Hoxhaj vlerësoi kontributin që Republika Federale Gjermane dhe populli i saj ka dhënë për Kosovën gjatë gjithë proceseve të kaluara, si dhe shprehu përkushtimin e shtetit dhe popullit të Kosovës për të forcuar bashkëpunimin e gjithanshëm me Gjermaninë.

Ai shprehu mirënjohjen edhe për përkrahjen që shteti gjerman po i jep Kosovës në drejtim të forcimit të njohjes ndërkombëtare të shtetit, si dhe proceset integruese në strukturat euroatlantike.