Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 14:00

Ndërprerja e të reshurave të borës ka mundësuar që kompanitë kontraktuese të jenë më të angazhuara rreth pastrimit të rrugëve.

Qytetarët thonë se rrugët akoma nuk janë në tërësi të pastruara por për këtë gjë ja hedhin fajin edhe vetës.

Polica thotë se rrugët për në Rugovë, Kullë, Prevallë, Brezovicë,  Glloboçicë mbesin ende të bllokuara por edhe disa fshatra që kryesisht janë në viset malore.

Policia thotë se-“ Gjendja e rrugëve sot është më e mirë në krahasim me dje. Të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale janë të kalueshme por disa kalohen me vështirësi”.

Gjendja jo fort e mirë e mirëmbajtjes së rrugëve paraqitet edhe në komunën e Gjakovës. Qytetarët atje thonë se ndonëse kalohet më vështirësi, trashësia e borës sjell telashe për hapjen e tyre.