Lajme Shqip Monday, 23 May 2011 12:28

Prishtinë – Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi, do të organizojë një seminar dyditor me gazetarë nga Prishtina dhe Beogradi për gazetarinë hulumtuese në çështjet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupcionin.

Panelistë në këtë ngjarje do të jenë përfaqësues të mediave, organizatave ndërkombëtare, agjencive të zbatimit të ligjit si dhe OJQ-ve. Në kuadër të programit përfshihen edhe takime me ekspertë dhe vizita në disa redaksi të mediave të Kosovës. Ky aktivitet është vazhdim i seminarit të parë të mbajtur në Beograd, më 25-27 nëntor 2010, ngjarje që ka mbledhur bashkë një grup gazetarësh nga Kosova dhe Serbia.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Ëerner Almhofer, Drejtuesja e Departamentit të Mediave në Misionin e OSBE-së në Serbi, Dragana Solomon dhe Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, Arben Ahmeti, do të mbajnë fjalimet hyrëse në këtë seminar.