Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 11:22

Njësia e Policisë së krimeve ekonomike në Vushtri ka arrestuar 3 drejtorë komunal si dhe një deputet të kuvendit që janë njëjkohësisht edhe anëtarë të PDK-së. 

Sipas informacioneve të arrestuarit janë Bajram Beqiri drejtor i inspektimit, Idriz Ismaili drejtor i urbanizimit, Sami Istrefi drejtor i shërbimeve publike si dhe deputetin e KK-së, Gani Imerin.

Akuza që rëndon mbi të arrestuarit është abuzim me detyrën.