Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 09:52

Prishtinë – Një njësit i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) prej 10 ushtarëve dhe një oficeri, do të marrin pjesë në një marshim i cili do të mbahet në qytetin Nijmegen të Holandës nga data 17 deri më 23 korrik.
Ky është edicioni i 95-të i këtij marshi të gjatë 40 km dhe i cili ka karakter ndërkombëtarë. Në këtë marshim katërditorë, do të marrin pjesë mbi 5 mijë ushtarë, përfaqësues të shumë shteteve të ndryshme.
Pjesëtarët e FSK-së, së bashku me ushtarët e tjerë, do të marshojnë çdo ditë nga 40 km, për 4 ditë me radhë, kurse më të mirët do të nderohen me medalje.
Për të përcjellë njësitin e FSK-së, do të marrin pjesë edhe ministri Agim Çeku, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneralmajori Rrahman Rama, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.