Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 17:03

Prishtinë – Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, u organizua sot ceremonia e çertifikimit të 148 rekrutëve të rinj. Komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi,  tha se “ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së, e cila do të jetë e aftë t’i realizojë detyrat e saj brenda dhe jashtë vendit”.

Zv/ministri i FSK-së, Bejtush Gashi, duke vlerësuar se kjo vazhdimësi e diplomimit është një hap i rëndësishëm, theksoi se për të ardhmen e kësaj force kosovare “qëllimi strategjik është anëtarësimi në NATO”.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral Brigade Enver Cikaqi, me rastin e certifikimit të rekrutëve të brezit të parë 2011, tha se ata arritën të përfundojnë me sukses trajnimin bazik, i cili është çelës i hapjes së rrugës për fillimin e karrierës në jetën ushtarake.