Me vendim te Qeverise se Kosovës për mobilizim te gjitha kapaciteteve qeveritare për ndihme banoreve ne nevoje, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka ndihmuar Shtabin Emergjent te Malishevës me 500 litra karburant për hapjen e rrugëve ne Berishë, Kleçkë, Divjakë, Tërpezë dhe Novoselë.
Zv.ministri i MPMS-së, z.Fatmir Shurdhaj po qëndron në Berishë për të parë
nga afër hapjen e rrugëve dhe gjendjen e banoreve në ato anë.
Me kërkesë të Qendrës për Punës Sociale-Malisheve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjithashtu ka ndare ndihma për 35 familje te cilat janë te bllokuara për shkak te kushteve klimatike, bora dhe acari.
Familjeve ne nevojë ndihmat ( artikuj ushqimor,dhe higjenik) do t’ju shpërndahen gjate kësaj jave.