Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 16:32

Republika e Kosovës dhe ajo e Finlandës nënshkruan sot marrëveshjen për riatdhesim.

Marrëveshjen e nënshkruan ministrat e brendshëm të të dyja vendeve, Bajram Rexhepi dhe Paivi Rasanen.

Ndonëse në shtetin finlandez nuk ka qytetarë të Kosovës që nuk e kanë statusin e rregulluar, kjo marrëveshje është dashur të firmoset meqë kjo është një kërkesë e BE ka deklaruar Rexhepi.

Të dy ministrat më pas kanë prezantuar në Vushtrri projektin e fituar nga Finlanda dhe Estonia që ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.