Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 11:30

Pejë – Pak më parë në qytetin e Pejës filloi Konferenca e parë e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të rajonit, ku në hapje kanë marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, të cilët kanë mbajtur fjalën përshëndetëse.

Organizatori i Konferencës, i cili do të zhvillojë punimet deri më datë 5 nëntor, është Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

Para konferencës, Ministria e FSK-së ka bërë të ditur se do të diskutohen tema të bashkëpunimit rajonal, zhvillimit dhe integrimit të kapaciteteve të vendeve rajonale për përballimin e situatave emergjente.

Gjatë kohës së mbajtjes së konferencës do të ketë takime bilaterale midis ministrive pjesëmarrëse.

Të gjithë ministrat e Mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, ndërkohë që më 5 nëntor Konferenca përfundon punimet.
Kjo konferencë është në vijën e aktiviteteve dhe realizimit të prioriteteve të ministrisë së FSK-së, ku bashkëpunimi rajonal është një ndër prioritetet më të rëndësishme.