Lajme Shqip Saturday, 09 April 2011 17:14

Prishtinë – Me rastin e trevjetorit të miratimit të aktit më të lartë juridik të vendit, Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës në formë simbolike i ka dorëzuar EULEX-it një kopje të Kushtetutës së Kosovës, në shenjë pakënaqësie për mosrespektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë nga ana e këtij misioni në vend.

Selim Daku, kryetar i Parlamentit të Studentëve të UP-së, ka thënë se me këtë veprim studentët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj veprimeve të fundit të EUELX-it me arrestimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ndonëse Kushtetuta e Kosovës është shkelë jo vetëm nga EULEX-i, por edhe nga vetë Kuvendi dhe Presidenca, Parlamenti i Studentëve të UP-së nuk ka dorëzuar kopje tek këto institucione.