Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 14:42

Prishtinë – Qeveria e Kosovës hartoi ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, mirëpo, që ky ligj të hyjë në fuqi, nevojiten edhe disa muaj kohë derisa parlamenti ta miratojë atë.

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, qysh në fillim të vendosjes në Kosovë, ka një njësit për mbrojtjen e dëshmitarëve, por shumë organizata ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut, thonë se në Kosovë dëshmitarët kërcënohen sidomos kur bëhet fjalë për raste të profilit të lartë.

Zëdhënësi i misionit EULEX, Blerim Krasniqi, thotë për Dojçe Vele, se ky mision megjithë kritikat, ka besim në programin e vet për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Ne kemi besim të plotë në programin tonë për mbrojtjen e dëshmitarëve. EULEX-i ka një njësit shumë profesional për mbrojtjen e dëshmitarëve e që bashkëpunon me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Përvoja e deritanishme ka treguar që EULEX-i është në gjendje të merret me rastet delikate të nivelit të lartë ku përfshihen dëshmitarët e mbrojtur”, thotë Blerim Krasniqi.