Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 18:22

Raporti i Komisionit Evropian, mbi të cilin konstatohet se toka e Kosovës është e helmuar, është publikuar në kohën më të papërshtatshme për Republikën e Kosovës. Kështu tha kryetari i Partisë Ekologjike të Kosovës, Arif Krasniqi, ku ndër të tjera theksoi nevojën e qartësimit të dy nocioneve që po përmenden: ndotje dhe helium.

  “Helmim është tjetër, ndotje është tjetër. Ne e dimë se në Kosovë, për hir të industrive të mëdha ka ndotje. Por, forma me të cilën prezantohet ky raport është mjaft shqetësuese sepse, si duket, janë bërë analiza të thukta, dhe nëse dikush e anashkalon dhe e nënçmon se 12 për qind e helmimit të tokës është pak, atëherë kjo është skandaloze”-tha Krasniqi.

 Krasniqi veç tjerash, tha se është befasuese se përse raporti nuk është publikuar nga qeveria por nga mediat. Prandaj, sipas tij Kuvendi i Kosovës duhet të merret seriozisht me këtë raport.

Madje Krasniqi hap dilema se rreth 50 për qind e pacientëve në spitale të Kosovës vdesi të pa diagonistifikuar dhe ky është një shqetësim i madh i qytetarëve, por duhet të jetë edhe qeverisë.

E anëtari tjetër i kryesisë së kësaj partie, Sabri Kadriu, tha se shkaktar për ndotjen e tokës është ish Jugosllavia, sipas të cilit, e shfrytëzoi Kosovën deri në maksimum dhe në fund la mbeturina që shkaktojnë ndotjen e ambientit dhe mjedisit në të cilin jetojmë.