Lajme Shqip Thursday, 08 March 2012 10:00

Prishtinë-Gratë deputete të Parlamentit të Kosovës kanë shpalosur disa projekte dhe iniciativa përmes të cilave, ato, do të angazhohen për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Flora Brovina ka shpjeguar se po bëhen përpjekje dhe presion te institucionet për krijimin e një fondi, i cili do të ndihmonte gratë për menaxhimin e biznesit të tyre.

Donika Kada ka hedhur idenë për projektin e blerjes së një aparati për diagnoztifikimin në kohë të kancerit të gjirit dhe mitrës. Kada propozoi që aparati i mamografisë të instalohet në ambulanca mobile, me të cilat do të mundësohej agzaminimi i grave në zonat rurale.

 “Ideja është që deri në fund të korrikut të kemi mamografinë mobile në duart e profesionistëve. Çdo ditë ambulanca mobile do të jetë në pjesë të ndryshme të Kosovës në mënyrë që gratë pa shpenzime të kontrollohen sa i përket problemeve me kancer të gjirit dhe mitrës”

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ndërkaq, çmoi kontributin e grave parlamentare duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë në programet dhe nismat e tyre. Përveç tjerash Gërxhaliu tha se departamenti i gruas në biznes do të jetë prioritet.

Ndërkaq Zineta Daci u ka ofruar grave deputete, ka shprehur gatishmërinë e Odës Ekonomike, për të vënë shërbim të grave në biznes, ekspertët ligjorë që do ti ndihmonin ato në hartimin e ligjeve. (LajmeShqip.com)