Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 11:34

Prishtinë – Me 66 vota pro, 25 kundër dhe 12 abstenime, Kuvendi i Kosovës miratoi sot ligjin për buxhetin për vitin 2011. Në këtë ligj është përfshirë edhe neni 4 i amendamentit 2, që i jep leje Qeverisë të bëjë privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së. opozita e ka kundërshtuar këtë nen.

Megjithë kundërshtimin e opozitës, Projektligji për buxhetin mori shumicën e votave të deputetëve të pozitës, duke përfshirë në të edhe nenin më të kontestuar nga opozita, atë për privatizimin e PTK-së.

Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe financa Safete Hadërgjonaj prezenatoi raportin e Komisionit i cili për nenin kontestues që kishte dy versione, atë të riformuluar nga qeveria dhe tjetrin të një deputeti të opozitës.

Ministri i zhvillimit ekonomik Besim Beqa tha se neni ka bazë ligjore dhe nuk paragjykon çmimin e shitjes së PTK-së.

Kurse Arben Gashi tha se pikërisht ky nen paragjykon çmimin e shitjes së PTK-së prej 300 milionësh, dhe duke qenë kështu është kundërkushtetuese.

Tërheqjen e këtij neni e kanë kërkuar edhe grupi i Vetëvendosjes dhe ai i AAK-së. Kjo e fundit, madje, tha se nëse hiqet ky nen do të votonte pro, siç ka bërë në leximin e parë.

Megjithkëtë, pas votimit nen për nen, ku kaluan të 26 amandamentet edhe në votimin në tërësi projektligji mori votat e nevojshme për të marrë formën e ligjit.

66 deputetë votuan pro, 25 kundër dhe 12 abstenuan.

Ky buxhet ka vlerën e 1 miliardë e 434 milionë euro, apo rreth 19.3 për qind më i lartë se i viti 2010, ndërsa në të parashihet edhe rritja pagave nga 30 deri në 50 për qind, për disa kategori.

 

********************************************

 

Prishtinë – Ka eskaluar situata në Prishtinë. Gazi lotjsellës i policisë kundër demonstruesve, tentimi i disa protestuesve për t’u futur brenda në Kuvend, bashkimi i disa deputeteëve me protestuesit dhe polemikat e shumta brenda në senacën e Kuvendit, kanë qenë pjesë e zhvillimeve të sotme në arenën parlamentare, rreth Buxhetit 2011 të Kosovës.

 

Sot, me shumicë të thjeshtë votash, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Buxhetin për vitin 2011.

 

Në kuadër të Projektligjit për Buxhetin, të miratuar sot në Kovend, është i përfshirë edhe amandamenti për shitjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), i cili ka marrë gjitsej 60 vota, apo shumicën e thjeshtë, në një votim të veçantë.

 

Gjatë gjithë kohës para dyerve të Kuvendit të Kosovës është zhvilluar protesta e sindikalistëve të PTK-së, të cilët e kundërshtojnë nenin për privatizimin e saj.

 

Pas përfundimit të seancës së sotme, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar menjëherë protestës së punëtorëve të PTK-së, e cila nuk ka kaluar paekcese, deri më tani.

 

Një grup protestuesish kanë tentuar t’i tejkalojnë barrikadat e policisë dhe të hyjnë brenda dyerve të Kuvendit të Kosovës, por ata janë zbrapsur nga mbajtësit e rendit.

 

Për shpërndarjen e protestuesve, policia ka përdorur edhe gazin lotjsjellës. Bëhet e ditur gjithashtu se janë lënduar edh edy gazetarë.

 

Protesta ende po vazhdon, edh epas miratimit të Buxheti dhe amandamentit që i lejon Qeverisë të shesë Postën dhe Telekomin e Kosovës. (Lajmeshqip.com)