Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 08:37

Prishtinë – Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2011 do të jetë pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare të Kuvendit të premten, me 25 mars.

Vendimin e mori dje Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e drejtuar nga kryetari Jakup Krasniqi, ku merrnin pjesë dhe drejtuesit e grupeve parlamentare.

Qeveria miratoi në mbledhjen e 11 marsit Projektbuxhetin për vitin 2011, që menjëherë iu dërgua Kuvendit për miratim. Buxheti i Kosovës për vitin 2011 kap shumën 1 miliard e 264 milionë euro.

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit i ka rekomanduar Kuvendit që në shqyrtimin e parë ta miratojë në parim Projektligjin për Buxhetin për vitin 2011.