Prishtinë – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka dhënë zotimet e tij se do të punojë në hapjen e një ministrie për diasporën, duke marrë parasysh numin e madh të shqiptarëve, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Buja këto deklarata i ka bërë gjatë një takimi me nxënës dhe profesorë nga qyteti Negelhom i Suedisë, me ç’ rast është vlerësuar lartë kontributi i mërgimtarëve tanë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe.
Ai ka thënë se, Ministria e Arsimit në të ardhmen do të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe vendeve në të cilat jetojnë shtetasit e saj.
Buja ka premtuar edhe mbështetje institucionale për të gjithë ata të cilët me projektetet dhe veprat e tyre dëshirojnë që të promovojnë kulturën shqiptare ku do që ata jetojnë.
Drejtori përgjegjës për mësimin e gjuhës amtare në Negelhom, Tomy Sfenson ka vlerësuar se nxënësit me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, duhet të ruajn gjuhën dhe kulturën e tyre
“Sa më shumë që punojë me nëxënësit në mësimin e gjuhëve të huaja, aq më shumë e kuptoj se sa e rëndësishme është ajo. Nxënësit me prejardhje nga vende të ndryshme duhet ta ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre dhe është shumë me rëndësi që njeriu të ndihet mirë dhe të kujtojë identitetin dhe vendin e tij. Nxënësit që mësojnë gjuhën amtare, atë shqipe, mësojnë dhe njohin edhe gjuhë të tjera. Do ta duam dhe do ta ushtrojmë mësimin e gjuhës amtare”, është shprehur Sfenson.