Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 18:08

Prishtinë – Bashkësia Islame i ka kërkuar kryetarit të Komunës së Prishtinës  Isa Mustafa përshpejtimin e procedurës për ndarjen e lokacionit për ngritjen e një xhamie përballë Institutit Albanologjik. Kryetari Mustafa shprehu gatishmërinë e tij se intensivisht është duke punuar me tërë stafin e komunës për këtë qëllim, dhe se së shpejti komuan do të marrë një vendim. Ndërkohë, lëvizja “Bashkohu” ka marrë vendim që të mos bëhet më falja e xhumasë në sheshin “Adem Jashari”

Në një takim të zhvillaur midis kreut të Bashkësisë Islame Naim Tërnave dhe krytetari të Komunës Isa Mustafa është bisedaur ecuria e kërkesës së Bashkësisë Islame lidhur me lokacionin për xhami në qendër të qytetit. Përmes një komunikate të Bashkësisë Islame njoftohet se Myftiu Tërnava i ka kërkaur kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, përshpejtimin e procedurës për ndarjen e lokacionit përballë Institutit Albanologjik. Nga ana e tij, kryetari Mustafa shprehu gatishmërinë e tij për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Ai ka premtuar se është duke punuar intensivisht me tërë stafin e komunës për këtë qëllim, dhe se së shpejti do të vizitojë Myftiun në selinë e tij. Bashkësia Islame e Kosovës, ndërkohë ka ftuar besitmarët myslimanë që të kenë mirëkuptim për kohën që kërkon ky angazhim në mënyrë që çështja të zgjidhet në rrugë insitucionale

Në anë tjetër, lëvizja “Bashkohu” ka njoftuar opinionin se ka marrë vendim që më të mos bëhet falja  e xhumasë në sheshin “Adem Jashari”, siç ka ndodhur deri më tani. Në komunikatë thuhet se këtë vendim lëvizja “Bashkohu” e mori duke u bazuar në premtimin e dhënë nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës për zgjidhjen e kërkesave të tyre.