Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 14:46

Prishtinë – Me ftesë të homologut slloven, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nesër pritet të nisë një vizitë dy-ditore në Slloveni.

Raportet dypalëshe dhe çështjet e bashkëpunimit rajonal pritet të jenë tema diskutimi ndërmjet dy krerëve shtetërorë, bëhet e ditur nga kabineti i presidentit të Sllovenisë.

Sipas të njëjtit, Jahjaga do të takojë edhe kryetarin e Parlamentit slloven, Pavel Gantar, si dhe kryeministrin Borut Pahor.