Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 16:40

Prishtinë – Gjashtë zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar, njoftoi Policia e Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës, lidhur me një tender që ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka,  thuhet në njoftimin e Policisë.

Dëmi i veprës së dyshuar arrin në qindra mijëra euro.

Policia e Kosovës gjthashtu ka publikuar edhe inicialet dhe moshën e gjashtë personave të arrestuar.

Njoftimi që thotë se hetimet janë kryer nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ndërsa Prokuroria iu ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.