Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 18:33

Prishtinë- Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Dr. Ernst Reichel, përshëndeti sot, marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik për menaxhimin e integruar të kufirit.

“Kjo marrëveshje e bën të padiskutueshme të drejtën e Kosovës për të dërguar nëpunës kufitarë edhe në veri të vendit. Në rast se ajo do të implementohet, do të jepte një kontribut të rëndësishëm për normalizimin e gjendjes në veri”, thekson ai në një komunikatë për shtyp, të lëshuar nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë.

Ambasadori gjerman shton se “ekipi negociator kosovar meriton mirënjohje për zhvillim efektiv dhe pragmatik të bisedimeve”.