Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 09:01

Prishtinë -Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e arritur për ta lejuar OSBE-në për t’ua lehtësuar votuesve me të drejtë vote votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të caktuara për datën 6 maj.

Në një deklaratë nga ambasadat e Pesëshes thuhet se qeveritë e Kosovës dhe Serbisë duhet të përgëzohen për gatishmërinë e tyre për t’ua siguruar votuesve me të drejtë vote mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike.

Ne i jemi mirënjohës OSBE-së për gatishmërinë e saj për të ndërmarrë këtë detyrë sfiduese në afat të shkurtër dhe i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë ekipit të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të ndihmojnë për të mbajtur një ambient të qetë dhe paqësor që OSBE-ja të mund të kryejë punën e saj në kushte të qeta dhe të sigurta, përfundon deklarata. (LajmeShqip.com)