Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 12:18

Prishtinë – Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës organizoi sot protestë. Protesta ka për qëllim kundërshtimin e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që të zbulojnë burimet e tyre.

Grumbullimi i protestuesve ka filluar në ora 11:15. Nga ora 11:30, në kohëzgjatje prej 15 minutash, protestuesit qëndruan në heshtje para legjislativit që me anë të votës së tyre “përdhunuan” deri në këtë masë lirinë e shtypit.

Me anë të protestës kërkohet nga Presidentja e Kosovës që të mos e nënshkruaj Kodin Penal përderisa i njëjti përmban nenet 37 dhe 38.

Ftohen organizata që përfaqësojnë dhe punojnë me mediat që të na mbështesin në këtë protestë, e cila në mënyrë simbolike demonstron pakënaqësinë ndaj përdhunimit të të drejtave të të punësuarve në media. Bordi i AGPK-së. (LajmeShqip.com)