Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 13:26

Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, priti sot Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë  Michael Giffoni.

Ata janë pajtuar për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes ndërshtetërore në lëmin e Shëndetësisë midis Italisë e Kosovës, e cila parasheh që, gjatë vitit 2011, Qeveria italiane ta ndihmojë MSh-në me projektin në vlerë prej 1.157.000 eurove.

Projekti do të jetë investim në ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore, luftimin e infeksioneve intrahospitalore, përmirësimin e sistemit të referimeve të pacientëve në tre nivelet e kujdesit shëndetësor dhe përmirësimin e furnizimit me barna të Listës Esenciale.