Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 13:19

Prishtinë – Janë lajmeruar tashmë trembëdhjetë kandidatë në konkursin për shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, i cili sipas të gjitha gjasave do të bëhet më vonë.

Ndër emrat e vetëm që janë përmendur janë Urlike Lunacek, deputete austriake në Parlamentin Evropian dhe raportuese për Kosovën, dhe Janina Hrebickova, ish-shefe e Zyrës Çeke në Kosovë. Mësohet se ka edhe kandidatë nga Sllovenia.

Diplomatët pranojnë se nuk ka pasur ndonjë interesim të madh për këtë post, madje disa edhe e kanë refuzuar ofertën për të kandiduar.
Në BE sqarojnë se ky konkurs nuk ka qenë formalisht për personin që do ta zëvendësojë Peter Feithin. BE-ja gjithkund ku ka përfaqësues të posaçëm dhe delegacione të komisionit do t’i bashkojë ato nën një kulm dhe me një shef.

Diskutimet mes vendeve anëtare tashmë janë duke u zhvilluar.  Ndërkoh, drejtoresha e Programit për Evropën në Grupin Ndërkombëtarë të Krizave, Sabine Freizer thotë se BE duhet patjetër të zgjidhë edhe çështjen e pranisë së vet në Kosovë, por edhe më shumë të fokusohet në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira të Serbisë dhe Kosovës. Kushdo që të vijë në këtë pozicion duhet të jetë shumë delikat kur flet për Kosovën. Nga ana tjetër, Serbia duhet ta ketë të qartë se ky është përfaqësues i BE-së dhe nëse dëshiron të bëhet kandidat për anëtarësim duhet të bashkëpunojë më afër me ta”, ka thënë Freizer. Ajo thotë se nuk po flas për atë që Serbia duhet ta njohë Kosovën para fillimit të bisedimeve për hyrje në BE, por ekzistojnë një varg çështjesh teknike të cilat jetën e banorëve të Kosovës e bëjnë të komplikuar”, ka thënë nder te tjera Freizer.