Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 13:47

Prishtinë – Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, ka mbajtur takim me Shoqatën e Pavarur të Gazetarëve të Serbisë dhe është prezantuar projekti i përbashkët për shkëmbimin e gazetarëve.

Kryetari i AGPK-së Arben Ahmeti, ka dekleruar se 15 gazetarë nga Kosova do të shkojnë në Serbi dhe 15 gazetarë serb do të vijnë në Kosovës, me qëllim njoftimin me punën nëpër mediat e dy vendeve përkatëse.

Një projekt i tillë sipas kreut të AGPK-së, do të bëhet edhe me shtetet tjera fqinje, duke mos përjashtuar mundësinë e krijimit të një Asociacioni të Gazetarëve të Ballkanit.

Kurse nënkryetari i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, Dragan Janjiq, ka thënë se politika dhe gazetaria duhet të ndahen

“Unë jam përkrahës i idesë që gazetaria dhe politika të ndahen sa më shumë që është e mundur. Konsideroj se ekziston interesim nga opinioni si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, për të ditur më shumë për atë që po ndodh” ka thënë Janjiq.

Janjiq po ashtu ka deklaruar se është menduar që ky projekt do të jetë i komplikuar përshkak të situatës politike, mirëpo sipas tij se kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe është optimist në sukesin e këtij projekti.

Ndër të tjera Kryetari i AGPK-së, Arben Ahmeti, ka shtuar se ky projekt veqse ka filluar të implementohet. Ai ka treguar se Fisnik Mici, gazetar i gazetës Koha Ditore dhe Besiana Xharra nga Zëri, kanë shkuar në Serbi dhe po ashtu dy gazetarë serbë kanë ardhur në Kosovë.