Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 14:19

Prishtinë – Behgjet Pacolli, zv/kryeministër i Kosovës ka paralajmëruar njohjen e Qeverisë së rebelëve të Libisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kosova do ta marrë shumë shpejt vendimin për njohjen e tyre, ka deklaruar ai.

Zv/kryeministri Behgjet Pacolli ka bërë të ditur, po ashtu, se me rebelët e Libisë është takuar gjatë qëndrimit në Etiopi.

Pacolli tregoi se është takuar me pjesëtarë të Qeverisë rebele është takuar gjatë qëndrimit në Etiopi, duke precizuar se Republika e Kosovës do t’i intensifikojë në ardhmen marrëdhëniet me ta.

Por, Behgjet Pacolli është edhe një prej miqve më të mirë të diktatorit libian Gadaffi dhe, kohë më parë, më herët se sa të fillojë konflikti, ai e kishte vizituar atë në njërën nga tendat e tij në Tripoli. (LajmeShqip.com)