Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 17:30

Kosova ka potenciale për të rritur shkëmbimet tregtare me Gjermaninë, por edhe me të gjitha vendet e tjera, u tha sot në takimin e afaristëve vendore me Shoqatën e Biznesit Gjerman nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Ishin mbi 30 ndërmarrje të interesuara për të gjetur partnerë në sektorë të ndryshëm në Kosovë. Ambasadori gjerman, Ernest Rajhel u shpreh se gjermanët kanë përparësi në Kosovë për faktin se ka shumë njerëz të cilët komunikojnë në gjuhën gjermane:

“Për këtë arsye nuk është befasi që Gjermania është eksportuesi numër dy në Kosovë dhe numri katër si shtet ku eksportohen produktet kosovare.”

Reichel nënvizoi poashtu se ka shumë mundësi që të rriten shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Gjermanisë si dhe me vendet e rajonit. Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë,  Xhynejt Ustaibo foli për  përmirësimin e kushteve të përgjithshme për investitorët potencialë në Kosovë.