Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 13:44

Prishtinë – Kosova përkujton sot 12-vjetorin e fillimit të ndërhyrjes historike të NATO-s për lirinë e saj.

Presidenti Bexhet Pacolli tha se ndërhyrja ishte ngjarje e madhe që i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

24 marsi shënon kthesën e madhe për Kosovën, por njëkohësisht edhe për vetë rolin e Aleancës Veriatlantike në botë.

12 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s është mundësi për të menduar rreth turbullirave që çuan në këtë ndërhyrje si dhe për shtetin e Kosovës, tha ambasadori amerikan në Kosovë Kristofer Dell. Në një editorial për këtë përvjetor, ai tha se 12 vjet pas, mbetet detyrim i Kosovës dhe qytetarëve të saj që të mbrojnë trashëgiminë e ndërhyrjes së botës.