Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 17:35

Prishtinë – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës deklaroi sot se është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në përpjekje për rrëzimin e regjimit diktatorial të Muammar Gaddafit në Libi.

Me këtë rast, Qeveria dhe populli i Kosovës përkrah përpjekjet e popullit të Libisë për liri, dinjitet dhe demokraci. MPJ e Kosovës uron popullin e Libisë për përmbyllje paqësore dhe tranzicion të qetë të sistemit, në rrugën drejt pajtimit kombëtar dhe rindërtimit të vendit.

MPJ është në koordinim me partnerët ndërkombëtar të Kosovës, në mënyrë që në javët në vijim të thellohet bashkëpunimi në mes të autoriteteve të reja të Libisë dhe Republikës së Kosovës, me qëllim të përshpejtimit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga Qeveria e re e Libisë.