Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 07:57

Para Samitit të Vjenës janë rritur aktivitetet për finalizimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe për lidhjen e katër marrëveshjeve me Serbinë.

Vetëm një aks autostrade që kalon nëpër Kosovë është pjesë e “rrjetit bazë” rajonal dhe ndodhet në listën indikative të projekteve për mbështetje të pjesshme financiare nga ana e BE-së, shkruan sot Koha Ditore.

Harta e këtij rrjeti do të finalizohet në fund të këtij muaji, në Samitin e Vjenës ku marrin pjesë kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ky aks lidh Kosovën me Serbinë.

Është edhe një projekt tjetër që do të përfitojë nga fondet e BE-së, por në “rrjetin gjithëpërfshirës”, që po kështu e bën të njëjtën lidhje – linja hekurudhore Prishtinë-Podujevë, e cila parashihet të vazhdojë deri në Nish. /koha/