Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 16:23

Prishtinë – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka gati dy muaj që është “rifunksionalizuar”, por ende nuk e ka parë të udhës që të bëjë përzgjedhjen e emrave të mundshëm për ambasadorë në Shqipëri e në Slloveni.

Shefi i ri i MPJ-së, Enver Hoxhaj, ndonëse e ka thirrur një konferencë të ambasadorëve dhe ka thënë se e ka hartuar një strategji lobuese, e cila do t’i sjellë njohje shtetit të Kosovës, ende nuk e ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve potencialë për ambasadorë të Kosovës në Shqipëri dhe në Slloveni, rikujton mediat në Kosovë